Jemin Gjana, ka deklaruar se mbledhja e Lulzim Bashë në Pallatin e Kongreseve ka 5004 delegatë, edhe pse kjo sallë ka karrike të mjaftueshme për jo më shumë se 2000 persona.
Kjo deklaratë e Jemin Gjanës, ka tronditur jo vetëm demokratët, por të gjithë popullin shqiptar kudo ku ndodhet!
Gjana shtoi, se emrat e këtyre delegatëve do t’i publikojnë nesër.
Kujtojmë se në 11 dhjetor, Sali Berisha mbajti Kuvendin e PD në Stadiumin : “Air Albania”, ku votuan mbi 4400 delegatë për shkarkimin e Bashës.
Situata në Partinë Demokratike, po merr përmasa qesharake. Por, pjesëmarrja e 5004 delegatëve në Pallatin e Kongreseve, është një nga ngjarjet më të rralla, që mund të ndodhë në botë, ku në sallë ndodhen 3 mijë delegatë më shumë sesa mban salla.
Diskutime rreth kësaj post