Ish-kryeministri Berisha ka vendosur të hapë qendër votimi për referendumin që po mbahet për shkarkimin e Bashës, në derën e ambasadës amerikane në Tiranë.
Kjo duket si një sfidë nga ana e Berishës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas burimeve për albeu.com bëhet me dije se pikërisht në këtë qendër do të votojë edhe vetë Sali Berisha.
Kujtojmë se Berisha është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, por pavarësisht kësaj ai vijon të shprehet se është një pro-amerikan dhe se çështja e tij ka qenë tërësisht politike.
Diskutime rreth kësaj post