24 orë pasi iu ndërrua brava dhe dryni, dera e selisë së PD në Elbasan është hapur, ku sipas
Sekretarit të degës së PD, Blendi Himçi godina e PD është vendi i shenjtë i anëtarëve të kësaj force politike.
Himçi njofton se demokratët e Elbasanit do të votojnë brenda në seli për referendumin.
Postimi:
“Godina e PD është vendi i shenjtë i anëtarëve.
Ajo i takon atyre dhe asnjë brave nuk mund ta mbyllë.
Bravën që vendosën për të na penguar e hoqëm dhe shtëpia jonë është e lirë!
Bravën e hequr do ia çojmë kukullës në Tiranë që t’ia bëjë dhuratë Ramës si i bëri ai çelësin e Tiranës Bregoviçit.
Ta quajë Brava e ELBASANIT. Nësër demokratët e Elbasanit votojnë në shtëpinë e tyre”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post