I ftuar ditën e sotme në “Zona Zero” me gazetarin Thimi Samarxhi ka qenë Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Klevis Balliu.
Në fjalën e tij Balliu duke e cilësuar Lulzim Bashën si “Lul Bravën” është shprehur se nëse ky i fundit largohet nga posti që ka Edi Rama nuk e mbyll mandatin e tij. Sipas Balliut, Ramën e mban në atë pozicion Lulzim Basha.
“Nëse rrëzohet Basha, Rama nuk i mbyll 4 vite mandat. E pamundur, ai rri në atë karrige sepse e mban “Lul brava”. –tha Balliu.
Ndër të tjera Balliu është shprehur se Basha ditën e nesërme dëshiron të ketë përplasje, për të gjetur një akuzë të vetme kundrejt Berishës dhe mbështetësve të tij. Balliu e tha këtë nisur nga skenat e mëparshme të Ramës.
“Lulzim Basha dëshiron të ketë përplasje mes demokratëve për të gjetur vetëm një justifikim të vetëm kundër nesh.
Dikur në këtë emision kam thënë që Rama kërkon përplasje mes policisë dhe qytetarëve sepse do t’ia lërë fajin te tjerëve. Ju e kuptoni që “Lul brava” është i menaxhuar nga Edi Rama dhe këto janë stilet e tyre ndaj dhe bëjë nga këto parashikime.”- u shpreh Klevis Balliu.
Diskutime rreth kësaj post