“Do ketë arrestime të tjera”, ky ka qenë paralajmërimi i gazetarit Artan Hoxha lidhur me aferën korruptive të incineratorëve, që çoi në pranga ish ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.
Duke folur në “ABC Live”, gazetari Artan Hoxha ka thënë se incineratorët janë denoncuar nga mediat që në vitin 2016 dhe nëse prokuroria do hetonte, shqiptarëve do i kursehej një dëm prej 150 milion euro.
Hoxha ka theksuar se SPAK e ka bërë të qartë se do të ketë arrestime të tjera, por sipas tij çështja është se nëse SPAK do të vijojë me personat me detyrë nën Lefter Kokën apo që janë më lartë se ai.
Duke iu referua hetimeve, Hoxha tha se SPAK nuk duhet të trembet pasi ka mbështetjen e opinionit publik dhe të ndërkombëtarëve.
“A do ketë arrestime? SPAK e bënë të qartë këtë gjë. Përveç personave që është marrë masa e sigurisë. Nën hetim janë edhe persona që ka ndjekur procedurat. Ministri ka hedhur firmën në fund. Por janë komisione në ministri. Dhe problemi është se SPAK do hetojë këto poshtë apo do ngjitet më lart se Koka. Me arrestimin e Kokës është rasti i dytë dhe është më i rëndësishëm.
Problemi është si do përkthehen në prova dhe fakte procedurat që janë bërë. Kemi akuza dhe mund të kemi por problemi është si do provohen. SPAK ka të gjithë procedurën. Kryeministri nuk ka firmosur. Është një praktikë e tij. Edhe pse i ka promovuar. Dhe nuk ka pse SPAK të trembet. Në bazë të provave, ka edhe mbështetjen e mediave dhe trupit diplomatik. Mund të japë mesazh të forta.
Pra anëtarët e Komisionit për dhënien e koncesionit të incineratorëve. Në rastin e tenderit të uniformave, nuk u arrestuan lart por anëtarët e komisioneve në rastin konkret, përgatitet fakti se do arrestohen anëtarët e komisionit. Ata mund të lehtësohen duke dhënë emrat e të tjerëve. Kjo nuk fillon e mbaron me Lefter Kokën, Klodian Zoton e Stela Gugalljan.” tha Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post