Lulzim Basha, kryetari i shkarkuar nuk iu ndahet skandaleve. Për të treguar se ka mbështetje, pas thyerjes së bravave së dyerve të PD-së, Basha ka shtuar një tjetër bëmë në CV e tij.
Skandali i radhës është zbuluar nga eksperti i IT, Blerim Gjeladini, ndërsa Basha është paraqitur në emisionin “Open” të Eni Vasilit.
Në rrjetin social të Bashës, edhe shikueshmëria, ajo që në gjuhën e përditshme quhet audiencë ishte falso.
Sipas ekspertit të IT, Blerim Gjeladini, Basha ka shpenzuar mbrëmjen e kaluar plot 2850 dollarë në Facebook për të blerë shikues nga Bangladeshi dhe vendet e tjera aziatike, për ti pasur si audiencë.
Gjeladini të dhënat i ka bërë publike në rrjetin e tij social. Sipas Gjeladinit, 99% e shikuesve gjatë intervistës në Open, Basha i ka blerë në Bangladesh.
Diskutime rreth kësaj post