Ministres së Shëndetësisë së Australisë, Yvette D’Ath, gjatë një konference për shtyp i ka ndodhur një incident i papritur dhe shumë i pakëndshëm.
Ministrja ka ndërprerë konferencën për shkak të një merimange të llojit huntsmans që zvarritej mbi të! Megjithëse ajo u frikësua dhe tha se nuk i pëlqejnë aspak merimangat, ajo vijoi.
“Nuk i pëlqej merimangat, por megjithatë do të vazhdoj sikur ajo mos të jetë mbi mua dhe do të lejoj të tjerët të merren me këtë. Nëse ajo vjen në fytyrë time, ju lutem më tregoni!”, tha ajo duke qeshur.
Huntsmans janë merimangat e mëdha me një hapësirë këmbësh deri në 15 cm. Pavarësisht se kanë helm, ato ngurrojnë të kafshojnë dhe nuk konsiderohen të rrezikshme.
Video:
Diskutime rreth kësaj post