Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur për denoncimin e tij që bëri ditën e sotme, sa i takon ndryshimit të bravës së derës së kryesisë të PD-së në Elbasan.
Sipas Luçiano Boçit, brava është ndryshuar me urdhër nga lart dhe kjo gjë është e turpshme, pasi selitë e PD-së duhet të jenë të hapura për të gjithë anëtarët.
“Ka një urdhër nga lart. Ka ngjyrën e turpit të madh, pasi godina e PD-së janë të hapura për të gjithë anëtarët në çdo moment që ka orar zyrtar. Nuk mund të pengohet asnjë njeri, aq më tepër sekretari i degës, apo dikush tjetër të ushtrojë detyrën e tij. Themi me ngjyra emocionale që për anëtarët selia është e shenjtë. Akti është akt dëshpërimi, sepse vetë Basha pretendon se ka instaluar mendim ndryshe në PD por veprimet tregojnë të kundërtën. Nuk më vjen mirë, sepse këto akte po shtyjnë diferencën që sa vjen e bëhet më e madhe. Nuk është ofiq që të qenurit sekretar është ofiq, por është detyrë e vështirë, duke bërë sakrifica nga koha e tyre. Janë për t’u falenderuar jo për tu shkarkuar”, thotë Boçi.
Boçi u pyet pse nuk aspiron drejtimin e PD-së?
“Çdo politikan mat mirë hapat dhe ambiciet e veta. Deri më tani kam gjykuar se nuk është momenti për të qenë pjesë e garës. Ky është vendimi im personal dhe nuk e aspiroj një karrierë të tillë. Nu them që mbyllet karriera por do vazhdoj sa kohë të kem lidhje me anëtarësinë. Nuk pretendoj që patjetër të jem deputet apo në pjesën drejtuese, por politika mund të vazhdojë dhe në korridore të tjera. Nuk është hata e madhe që kërkoi anëtarësia largimin e Bashës. Nëse ai kërkon ta përçajë PD-në bën si po bën tani. Fillon me shkarkimet, mbyll dyert siç po bën tani. Këto veprime nuk duhen bërë. Garën asnjë nuk duhet ta refuzojë. Nëse del më i fortë nga gara ke të drejtën të drejtosh filozofinë e PD-së”, u përgjigj ai.
Sa i takon marrëdhënies me Gazment Bardhin, ai tha se më të nuk ka marrëdhënie negative.
“Kuvendi i datës 11 ka qenë kërkesë e delegatëve të Kuvendit të PD-së. 1/4 kanë kërkuar kuvendin. Nuk është konflikti midis Bashës dhe Berishës. Është midis Bashës dhe anëtarësisë. Është gjykimi i vërtetë i 10 mijë personave që erdhën në stadium, nuk mashtrohen dot. Ka mungesë totale besimi në lidership. U bënë listat sipas dëshirës, sipas qejfit. Fushata nuk u menaxhua në mënyrën e duhur. Situata pas zgjedhjeve, u mendua të bëhej një protestë e madhe. Kjo nuk ndodhi, por sapo u mor drejtimi i partisë filluan negociatat me Ramën. Vetë Berisha nuk ka kërkuar të vendoset në vendin e Bashës, por ka kërkuar të ketë garë për kreun e PD-së, Basha është i sfiduar dhe mund të jetë sfidonte nëse dëshiron. Kandidaturat, z.Kadilli, z.Kulluri kanë shprehur dëshirën për te qenë në garë. Ka dhe kandidatë të tjerë. Çdo krizë zgjidhet me anë të votës. Vetë opozita kërkesën me të madhe ndaj mazhorancës ka zgjedhjet e parakohshme, por këtë duhet ta kesh në radhë të parë dhe brenda vetes tënde. Nuk kam raporte negativiste me z.Bardhi. Kemi kombinuar situatën politike në qarkun e Elbasanit. Pjesa tjetër ka qenë komunikim instituvional”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post