Në Shqipëri pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe pak më i ngrohtë. Vranësira pritet të ketë në veri dhe verilindje të vendit dhe rrallë në ndonjë rajon tjetër. Reshje nuk priten, përpos verilindjes së vendit ku mund të ketë ndonjë fjollë bore.
Mot pak më i ngrohtë pritet edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi ku priten alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Ka gjasa për reshje lokale kryesisht të dobëta shiu e bore.
Edhe të premtën pritet mot i ngjashëm, me alternime mes vranësirave intervaleve kohore me diell dhe reshje kryesisht të dobëta në rajonet që i përmendëm më lartë.
Për fundjavë ulje të temperaturave dhe reshje lokale bore. Në Shqipëri kryesisht pa reshje. Në Kosovë reshje pak më të theksuara bore priten në rajonet kodrinore-malore, por edhe viset tjera (disa ultësira) mund të kenë intervale me reshje bore të cilat nuk pritet të zgjasin shumë./MeteoBallkan
Diskutime rreth kësaj post