Juristi Çlirim Gjata ka folur lidhur me statutin e 11 dhjetorit që është çuar në Gjykatë për t’u shqyrtuar. Gjata tha se nëse kjo e fundit nuk bën regjistrimin e statutit të ri të miratuar në Kuvendin Kombëtar, ka ndërhyrje politike.
Deklarata e Gjatës:
“Statuti jonë i ri në momentin e miratimit të shtunën më 11 dhjetor, momentin që është miratuar ka hyrë në fuqi, pavarësisht se nuk është dorëzuar në Gjykatë. Gjykata duhet të regjistrojë statutin tonë, i korrikut ka rënë. Gjykata thjesht bën depozitimin. Nëse Gjykata nuk bën regjistrimin e statutit të datës 11 domethënë që ka një ndërhyrje tepër të fuqishme politike. Sepse nuk ka asnjë arsye dhe as shkak ligjor që Gjykata të mos e regjistrojë”, tha Gjata.
Diskutime rreth kësaj post