Gjykata e Posaçme e Apelit ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Mësohet se në seancën e sotme para trupit gjykues ai ka mohuar akuzat dhe ka thënë se ka respektuar ligjin.
Koka u arrestua mëngjesin e të martës, për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, përmes të cilit SPAK e akuzon se ka përfituar 3.7 mln euro. Akuzat e ngritura nga SPAK për të janë: “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
Prokuroria e Posaçme thotë se ka provuar që procedura e dhënies se koncesionit dhe lidhja e kontratës për inceneratorin e Elbasanit ka qenë në shkelje të ligjit.
Diskutime rreth kësaj post