Nga 1 janari Lorenzo Insigne, në skadencë të kontratës me Napoli, është i lirë të negociojë me çdo skuadër, ndërsa në fund të sezonit mund të largohet falas. Napoli rrezikon në këtë mënyrë të humbas kapitenin pasi palët janë shumë larg gjetjes së një akordi për rinovimin e kontratës. Blutë i ofrojnë 3,5 milionë euro në sezon ndërsa lojtari kërkon 5 milionë euro.
Agjenti i Insigne ka mohuar në mënyrë kategorike se lojtari i tij kërkon 7 milionë euro në sezon ndërsa në intervistën e tij për “Corriere dello Sport” theksoi se oferta e fundit, më saktë telefonata e fundit, që i ka ardhur nga drejtuesit e Napolit nuk i ka lënë një shije të mirë. Flitet se në garë për të siguruar shërbimet e kapitenit janë ekipe si Inter dhe Tottenham, por agjenti i sulmuesit theksoi se është e vështirë të shohësh Insigne me një fanellë tjetër në Serie A pas kaq shumë vitesh tek Napoli.
Në këto kushte, topi i kalon presidentit De Laurentiis, të bëjë ofertën e duhur, në të kundër shtatshkurtri mund të largohet drejt Premier League, aty ku Antonio Conte e pret krahëhapur.
Diskutime rreth kësaj post