Gazetari Mentor Kikia ka komentuar përplasjet që kanë ndodhur dje në selinë e PD0së, mes aktivistes Evi Kokalari dhe një demokrateje.
Kikia paralajmëron se për aq kohë sa njerëzit e thjeshtë janë gati të shqyejnë njëri-tjetrin për ata “lart”, ata “lart” do të vazhdojnë të na shqyejnë, të na rrjepin, të na zhvasin, të na bëjnë një mijë të zezat.
Postimi i plotë:
“U nis punë burrash dhe përfundoi punë grashë…
Për aq kohë sa njerëzit e thjeshtë janë gati të shqyejnë njëri-tjetrin për ata “lart”, ata “lart” do të vazhdojnë të na shqyejnë, të na rrjepin, të na zhvasin, të na bëjnë një mijë të zezat.
P.S 1: Nëse fati i PD-së ka mbetur ta ndajnë Evi Kokalari dhe kjo gruaja që mbron Bashën, atëherë opozita është fiks në rrugën e duhur për tu rikthyer shpresën të rinjve.(Ne të tjerët ia kemi pirë kafenë e mortit shpresës me kohë).
P.S 2: Që të mos më suleni ju të shoqatave për barazinë gjinore, atë titullin nuk e kam patur për të fyer gratë si pjesë të shoqërisë por “grarinë” si mentalitet.“-shprehet Kikia.
Diskutime rreth kësaj post