Ish-kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani ka publikuar shifrat sipas të cilave Shqipëria renditet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë. “Na katandisën përsëri të fundit në Evropë e të fundit në Ballkan ! Derra të nginjun që zhdukin mbi 170 milion euro veç me një incenerator, zgërdhihen tek “Nustreti” me barkun bosh të mjeranëve pa bukë e pa veshje anekënd Shqipërisë”, shkruan Nishani.
Postimi i Nishanit:
“E dhimbëshme ! Na katandisën përsëri të fundit në Evropë e të fundit në Ballkan !
Derra të nginjun që zhdukin mbi 170 milion euro veç me një incenerator, zgërdhihen tek “Nustreti” me barkun bosh të mjeranëve pa bukë e pa veshje anekënd Shqipërisë.
Pengu i tyre në Selinë e PD, garantonte deri dje gjumin e opozitës, asgjesoi revoltën popullore, ndaj kësaj hajnie e lukunie.
PD po ndryshon, Shqipëria po ndryshon !
#referendum18dhjetor.“-shprehet Nishani.
Diskutime rreth kësaj post