Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit në PD. Ngjela tha se fakti që Berisha nuk vete në Kuvendin e 18 dhjetorit, tregon se nuk ka shumicën.
Komenti:
Zheji: Sipas informacioneve që kam thuhet se Komisioni i Rithemelimit të PD dërgon në gjykatë statutin e 11 dhjetorit. Kjo tregon që legaliteti, beteja mes Berishës dhe Bashës të zhvendoset në gjykatë?! A do të jetë i ngjashëm referendumi që do të bëjë Berisha në 18 dhjetor?
Ngjela: Do jetë në varësi të statutit. Ne po themi se duhet lëvizje legale se nuk jemi në anarki. Fakti që Berisha nuk vete në Kuvendin e 18 dhjetorit, tregon se nuk ka shumicën. Hetimin e ka gjykata në dorë. çdo rrugë tjetër është jo ligjore. Referendumin mund ta mbajë por a e kanë në statut?! Statuti i ri ku u legalizua? Kur legalizohet një parti në gjykatë, duhet të depozitosh programin dhe statutin. Ku e ka vendimin e gjykatës që është partia e vërtetë. Basha ka targin juridik, e njeh shtetit. A do bëjë Berisha kryengritje? Do ikë në burg.
Diskutime rreth kësaj post