Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami tha se Lulzim Basha ka një çështje të hapur në SHBA, por drejtësia sipas tij nuk është duke ndjekur të njëjtin standard edhe me kreun e PD.
I ftuar në emisionin “Noë”, lidhur me këtë çështje ka deklaruar se ka një dosje të FBI, por që për arsye të caktuara është duke u fshehur.
“Ky zotëria ka një çështje të hapur me SHBA, ka dërguar 1 mln dollarë, është fakt publik, janë botuar kontratat e Nik Muzinit që ka marrë paratë. Dhe po qëndron aty se deponimi i Muzinit në FBI po qëndron në një sirtar në Tiranë dhe kjo tregon se drejtësia nuk i ka të dy sytë e mbyllur; për dikë vepron dhe për dikë tjetër jo. Ambasadori i mëparshëm i SHBA i ka çuar një dosje dhe i ka dhënë mbështetjen formale të DASH për vërtetësinë e fakteve të dosjes z. Berisha”, u shpreh Imami.
Sipas ish-deputetit demokrat, Basha nuk e drejton dot PD pas gjithë zhvillimeve të fundit edhe sikur Berisha të largohet.
“Ajo parti pas kësaj, sikur të ketë zgjedhje del e katërta ose e gjashta me Bashën. Nëse nuk do të ketë opozitë në Shqipëri pushteti autokrat i Ramës do të ketë pasoja”, tha z. Imami.
Diskutime rreth kësaj post