Afera e inceneratorëve ka qenë ndër temat më të diskutuara në media dy ditët e fundit pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Analisti Arjan Çani tha se ka dyshime që kjo të jetë çështje vetëm e Kokës.
Cani, Ahmetaj tha se përballja e Lefter Kokës me drejtësinë është çështje individuale. Është kështu?
Çani: Zyrtarisht kështu do tentojë të kalojë kjo çështje. Fakti që është prezantuar kështu në SPAK do të thotë se do ti vihet kapak. Unë dyshoj se kjo është një çështje e Kokës dhe mund t’jua provoj. Janë kaluar mbi 14 firma brenda 8 orëve që ti jepet drejta jeshile hapjes së inceneratorëve dhe kjo tregon se nuk mundet asnjë ministër për ta bërë këtë. Ka qenë me urdhër. Problemi është ky që nuk e provon dot zyrtarisht. A do ta marrë përsipër Koka gjithë këtë aferë? Mendoj se nuk mund të jetë aferë individuale, është shumë më shumë se kaq. Ky nuk është vend me standarde demokratike. Sikur kjo të plaste në Kosovë apo MV do kishte rënë qeveria. Mjafton që hidhet një akuzë e tillë për abuzim me fonde publike, ndërkohë që deri tani nuk ka asnjë reagim.
Sot kryeministri duke iu përgjigjur një komentuesi vazhdon të flasë për baltë dhe zhurmë që nuk e bën dot pis investimin e inceneratorëve.
Çani: Rama nuk lë gjurmë, fare. Berisha nuk lë gjurmë. Nuk kanë prova faktike. Rama na ka vërtetuar se nuk mban përgjegjësi për vartësit e tij. Rama para se të marrë ministrat në punë bën një marrëveshje që nëse kapeni mbani vetë përgjegjësi. Në vendet ku tentohet të funksionojë demokracia qeveria do të binte e gjitha. Do kalohej në zgjidhje të reja. Këto ndodhin në vende të botës së tretë ku demokracia nuk njihet. Këtu tek ne përgjegjësia mbetet në një individ. Nëse do ishte një SPAK tjetër këtu do ishte bërë kasaphanë juridike.
Kjo nuk është hera e parë që zotit Rama i duhet të japë shpjegime për ministra apo ish-ministra apo funksionarë që kapen në afera korruptive. Kujtoj këtu rastin e Tahiri, Vangjush Dakos apo kryebashkiakut të Lushnjës. Për të tre këta që përmenda ka mbajtur qëndrime të ndryshme, dikë e ka mbrojtur, dikë e ka lëshuar. Me çfarë standardi operon zoti Rama?
Çani: Rama nuk ka standarde, halli hallit nuk i ngjat, ai vepron sipas rastit. Ka një lidhje me ty të mban, s’ka të lëshon. Mendoj që kjo është vetëm maja e ajsbergut dhe do duhej një guxim i madh i drejtësisë për ta zbardhur, por drejtësia është një zgjatim i politikës. Koka ishte me LSI dhe shkoi me PS dhe një tradhtar politik duhet dënuar. Nëse do ti shkohej thellë kësaj do dilte që nuk është ai koka.
Pse duhet të ketë reagime, kush i bën presion kryeministrit. Rama me mjeshtëri ka arritur të kontrollojë gjithçka. Rama s’ka anjë presion, në një vend tjetër qeveria do kishte rënë. Ne jemi një vend me guvernator dhe CEO.
Mendoni se kjo lëvizje e SPAK ka kontekst politik, pra taksa i kërkohej të vepronte për Berishen godet në krahun e kundërt për një aferë të denoncuar fort nga opozita e Lulzim Bashes?
Çani: Duket që ka një regji SPAK, është dikush që i lëviz butonat dhe përveç Ramës nuk shoh njeri tjetër. Është i mbështetur nga oligarki ndërkombëtare. Një ogur jo i mirë ishte duke i ardhur Kokës, ai fitoi dhe la mandatin, u mor vesh që Koka duhej sakrifikuar si i asgjë, si i larguar.
Diskutime rreth kësaj post