Në 18 dhjetor, një pjesë e demokratëve do të jenë në Pallatin e Kongreseve, e ndërsa nga ana tjetër në 72 degët e partisë do të jenë hapur qendra votimi, ku do të vendoset “fati” i Lulzim Bashës, nëpërmjet referendumit të Sali Berishës. Ish-kreu i FRPD-së, nga një mbështetësit e Berishës, Lisandër Hoxha është shprehur se në 18 demokratët do të votojnë “pro” ose “kundër” Lulzim Bashës, e ndërsa nuk e përjashton që numërimi i votave të bëhet në selinë blu.
“Meqë pretendonte se është i zgjedhur nga një anëtarë një votë dhe dëshira e Berishës që të fuste referendumin, u mor vendimi në Kuvendin e fundit që të mblidhen anëtarët dhe të vendosin ata, në cdo degë të PD, do të gjejnë komisionet nga ata që kanë qenë herën e kaluar në komision. Sipas garës së fundit, kemi diku te 75 mijë anëtarët të kryesisë, anëtarësia do të votojë me karte si çdo votim, dëshira ime është që numërimi të bëhen në selinë e PD, ne jemi grupim njerëz të lirë, kush do ta mbrojë Bashën le ta votojë pro”, tha Hoxha.
Hoxha ka zbuluar edhe momentin kur Berisha “mësyu” në selinë blu, duke thënë se Lulzim Basha mbylli derën e sallës së mbledhjeve me çelës nga frika.
“Ishte rastësore, i pashë disa metra para se të hynë në seli, nuk kishte klimë tensione, kanë hyrë në sallën ku bëhen mbledhjet e vogla, hera e parë që sallën e madhe të këshillit me njerëz brenda të mbyllur me çelës, “kur je në faj është vetëmbyllur”, tha kam takim me rininë, por aty kishte njerëz njerëz 60 vjeçar”, shtoi Hoxha.
Krah Berishës ka dalë edhe në mënyrën e të sjellurit krah ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, ku në çdo ‘Foltore’ ish-kryeministri ka zbrazur një lumë akuzash përkundrejt saj. Edhe Hoxha, thotë se është i fyer nga gjuha e Kim.
“Nëse DASH i kanë thënë që të kujtoj barin është e papranueshme, unë nuk jam anti amerikan, pjesën më të madhe të familjes jetojnë në SHBA, nëse ambasadorja amerikane të ndërmarrë një gjuhë të tillë, ka kryer të përndjekurit, unë nuk merrem a është Non Grat apo jo Berisha, janë partnerë tanë, respektojmë qëndrimet amerikane, që të vijnë investimet amerikane, por disa gjëra kur janë tepër janë tepër dhe ajo deklaratë është e tepërt, ka lënduar pjesën më proamerikane të Amerikës, nuk i servilosemi ambasadës. Berisha përgjigjet vetë. Boll me njerëz që i servilosen glorifikojnë ambasadorët, që i trajtojnë si të dërguarit e perëndisë, nuk e duan Shqipërinë sa e duam ne dhe kjo qafë ulja deri në pikën kritike sa të të thuash “kujdes” se e ka thënë ambasada, politikanët tonë janë tullumbace që duhen shpuar. Kemi nevojë për njerëz të vërtetë. Kjo është miqësia e mirë, në të kundërtën jemi servilë”, tha Hoxha.
Një koment me ironi e ka pasur edhe lidhur me vulën e PD-së, që tashmë ashtu si kurse vetë partia apo edhe statuti janë të ndarë sipas Bashës ose Berishës.
“Vulën e vjetër ia kemi bërë dhuratë se në 11 dhjetor, vula iu rikthye identitetit të vjetër, t’i mbajë kujtim, suvenirë, ku i eci biznesi dhe jo partia”, tha Hoxha.
Ai ka hedhur edhe akuza shumë të forta duke thënë se Lulzim Basha, paguhet që të qëndrojë në opozitë.
“Basha paguhet për të mbajtur PD humbëse. Qeveria e Ramës është më e korruptuar, i ndan taksat e mia dhe të tua si bakllava”, tha Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post