I ftuar në emisionin “Zona Zero” pedagogu ka folur për përplasjet që po ndodhin në Partinë Demokratike. Prifti është shprehur se Partia Demokratike nuk ka njerëz dhe as frymë organizative, duke e bërë këtë parti shumë larg asaj Socialiste.
“Partia Demokratike nuk ka njerëz dhe frymë organizatave.
Partia Socialiste në mendimin tim është organizatë e gjeneratës së tretë. PD akoma jo dhe kjo për faj të Bashës jo të Berishës.
Absurdi më i madh i të dyja palëve është se Berisha e bën për arsye personale kurse Basha thotë që e bënë betejën për shqiptarët.
Nëse është e vërtetë kjo unë i heq kapelen, nëse këtë luftë e bënë për mua, mamanë time dhe të gjithë pensionistët e meriton qeverinë, opozitën. Por këtë nuk e beson njeri.“ – tha Prifti.
Nga ana tjetër Prifti është shprehur se më datë 18 dhjetor, duke e marrë në patronazh Lulin, ambasadorët do arrijnë të çojnë Kuvendin e PD-së deri në fund.
Nga ana tjetër Berishës sipas tij I ka mbetur vetëm një akt ekstrem, protesta.
“Për mendimin tim në datë 18, Luli do e bëj këtë proces, duke e marrë në patronazh ambasadorët. Nga ana tjetër Berisha nuk ka çfarë të bëjë tjetër. Ose të shkojë në akt ekstrem, protesta dhe jo si ato të Lulit.”– tha Prifti.
Diskutime rreth kësaj post