Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka reaguar pas përplasjes që ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në selinë blu mes mbështetësve të Bashës dhe Evi Kokalari dhe Albana Vokshin.
Zhupa në reagimin e saj shkruan se në ditën kur duhet që të merremi me skandalin e inceneratorëve, Berisha dhe Vokshu merren me hallet personale.
Deklarata e Zhupës:
“Ne ditën kur duhet ngritur zëri dhe reagimi për skandalin e inceneratoreve, Sali Berisha dhe Albana Vokshi gjejnë kohën të merren me hallet personale duke larguar vëmendjen nga skandali i korrupsioni disa milion eurosh.
Le te pyesin veten pse nuk flasin per kete skandal?
Pse përpiqen të largojnë vëmendjen nga përfshirja e zyrtareve me te larte te qeverise?!
Pse nuk i shqetëson ky fakt?!”, shkruan Zhupa.
Diskutime rreth kësaj post