Deputetja Albana Vokshi së bashku me aktivisten amerikano-shqiptare Evi Kokalari dhe gra mbështetëse të Berishës kanë shkuar në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar mbledhjen e LDG. Në një prononcim për mediat Kokalari ka akuzuar kryedmokratin Lulzim Basha për ushtrim dhune verbale për të cilën duhet të mbajë përgjegjësi.
“Do të vazhdojmë punën, do të jemi në terren nëpër rrethe. Pavarësisht nga dhuna verbale. Lulzim Basha duhet të mbajë përgjegjësi për këtë dhunë më parë. Këta që i dërgon ai, kjo është dhunë verbale. Kanë mbyllur të gjitha dyert. Kjo është e turpshme. Kjo eshte ndërtesa e Partisë Demokratike. Kjo është kryetarja e Forumit të Gruas për 8 vite”– shpreh ajo.
Ndërkohë në largim Vokshi u shpreh se kjo është fytyra e vërtetë e Lulzim Bashës.
“Ju e shikoni se çfarë po përdor Basha. Vullnetin e demokratëve nuk e ndal dot. Sot kemi bërë mbledhjen e parë. Kjo është fytyra e Lulzim Bashës”– u shpreh Albana Vokshi.
Diskutime rreth kësaj post