Akademiku Artan Fuga ka komentuar zhvillime te fundit në Partinë Demokratike.Fuga mbetet i habitur nga deklarata e Bashës se qeverisja e PD ka qenë e korruptuar dhe ai e dinte dhe e di këtë.
Postimi i Fugës:
“Siiii? Zoti Lulzim Basha deklaron sot se edhe qeverisja e PD ka qenë e korruptuar dhe ai e dinte dhe e di këtë?
Dhe nuk e ka denoncuar ose nuk shkon ta denoncojë personin apo personat në fjalë? Kështu mendon të pretendojë para shqiptarëve se do të qeverisi?
Deklaron se do të shkëputet nga pjesa e tyre e keqe?
Pra, i parashkruan këto krime, bën vetëgjyqësi duke i lënë mënjanë ?
Uaaaauuuuu!
Mos jam në ëndërr?
Dhe qendron ende i heshtur dhe nuk shkon të denoncojë duke bashkëpunuar me drejtësinë sipas parimit më mirë vonë se kurrë? E kundërta është fshehje krimi!
Cfarë po na dëgjojnë veshët!!! Cfarë po na shohin sytë!”-shprehet Fuga.
Diskutime rreth kësaj post