Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka do të mësojë sot nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit masën e arrestit. Koka do të mungojë sot, por mësohet se ai do të përfaqësohet nga avokati Fatmir Braka, i cili njihet si avokati i ish-Kryeministrit Fatos Nano.
Kujtojmë se Koka u vu në pranga ditën e djeshme bashkë me dy persona të tjerë pasi akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ai u prangos në shtëpinë e tij në Durrës dhe me duar në xhepa e pa pranga u filmua teksa futej në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.
Diskutime rreth kësaj post