Teksa në PD kishte situatë të tensionuar se kush do e mbajë selinë, Basha apo Berisha, socialistët mblodhën grupin parlamentar në kryesinë e kuvendit.
Kreu i grupit Taulant Balla deklaroi se Grupi do të rrëzojë Dekretin e Presidentit për kthimin e Buxhetit të Shtetit 2022, duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi buxhetit.
Sipas PS, buxheti i Shtetit 2022 mundëson vazhdimin e financimit të reformave, sigurimin dhe përmirësimin e shërbimeve publike, forcimin e drejtësisë sociale dhe zgjerimin e paketës sociale për të gjithë shtresat në nevojë, si dhe sigurimin e investimeve të domosdoshme për zhvillimin e mëtejshëm të sektorëve strategjikë dhe ekonomisë së vendit.
Në rendin e ditës ishte parashikuar analiza dhe vlerësimi mbi ecurinë e seancës plenare të 9 dhjetorit, ku u votua me shumë debatesh kryetari i ri i autoritetit të konkurrencës, dhe shqyrtimi i çështjeve të rendit në seancën e datës 16 Dhjetor.
Diskutime rreth kësaj post