Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka paralajmëruar se edhe ‘dy brinjët e tjera të Trekëndsisht të Bemudës’, duke ju referuar Ilir Metës dhe Edi Ramës do të shpallen non grata nga SHBA-të.
“Me Sali Berishën po konkurrojnë dy brinjët e tjera të trekëndëshit Bermudës. Shumë shpejt me sa di unë edhe të tjerët do të shpallen non grata. Mesa shpresoj unë, se mesa di është fjalë e madhe. Këta të tre mbajnë njëri-tjetrin. Konkurrencën e kanë me njëri tjetrin, ja ka kaluar Sali Berisha. Përveçse rrëzimit të këtij trekëndëshi, nuk ka intereson më gjë tjetër. Jam i sigurt që është fillimi dhe vetëm fillimi”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post