Këto janë trashëgimtaret e elitës së Hollivudit
Francis Bean Cobain është vajza e çiftit të këngëtarëve, Kurt Cobain dhe Courtney Love. Francis qysh e vogël ka mbetur pa babanë dhe është rritur vetëm me të ëmën. Ajo tani merret me art vizual dhe pikturon. I ngjan shumë babait të saj të ndjerë
Vajzat e disa prej yjeve të Hollivudit qysh në moshë të re “kërcënojnë” se do të tejkalojnë famën e prindërve të tyre, pasi popullariteti i tyre po rritet dita-ditës. Supermodelja amerikane Gigi Hadid, është vajza e Jolanda Foster, ish-supermodele holandeze, udhëheqëse televizive dhe yll i emisioneve reality. Gigi Hadid përkrah motrës së saj Bella tashmë ka pushtuar pistat e modës, por edhe zemrat e beqarëve më të dëshirueshëm të Hollivudit. Manekinia një kohë është argëtuar me këngëtarin John Jonas, ndërsa tani është në romancë me këngëtarin tjetër Zayn Malik.
Po ashtu, ajo këtë vit u është bashkuar engjëllusheve të shtëpisë së modës “Victoria’s Secret”. Kendall Jenner, motra e vogël e Kim Kardashianit, ka arritur të ndërtojë një karrierë të pavarur të manekines. Ajo, me motrën e saj Kylie, është pronare e disa koleksioneve të modës, ndërsa me motrat më të mëdha është paraqitur edhe në serinë “Keeping Up With the Kardashians”, shkruan Zëri.
Catherine Shwarzeneger është vajza e aktorit të famshëm Arndold Shwarzeneger, ndërsa ajo të lë pa mend me bukurinë e saj. Catherine për nga profesioni është shkrimtare dhe ajo sapo ka botuar librin e saj të parë, i cili po tregohet shumë i suksesshëm, ndërsa gjithashtu po mundohet të hyjë edhe në botën e modelimit. Aktorja Liv Tayler është vajza e muzikantit të famshëm Steven Taylor. Liv qysh moti ka ndërtuar karrierë në botën e filmit, ku hiti i saj më i madh është “Stolen Beauty”.
Ajo tani prapa vetes ka dhjetëra filma dhe është mama e një fëmije. Francis Bean Cobain është vajza e çiftit të këngëtarëve, Kurt Cobain dhe Courtney Love. Francis qysh e vogël ka mbetur pa babanë dhe është rritur vetëm me të ëmën. Ajo tani merret me art vizual dhe pikturon. I ngjan shumë babait të saj të ndjerë.
Karriera
Aktorja Liv Tayler është vajza e muzikantit të famshëm Steven Taylor. Liv qysh moti ka ndërtuar karrierë në botën e filmit, ku hiti i saj më i madh është “Stolen Beauty”. Ajo tani prapa vetes ka dhjetëra filma dhe është mama e një fëmije.
E bukur
Catherine Shwarzeneger është vajza e aktorit të famshëm Arndold Shwarzeneger, ndërsa ajo të lë pa mend me bukurinë e saj. Catherine për nga profesioni është shkrimtare dhe ajo sapo ka botuar librin e saj të parë, i cili po tregohet shumë i suksesshëm, ndërsa gjithashtu po mundohet të hyjë edhe në botën e modelimit.
Gigi Hadid përkrah motrës së saj Bella tashmë ka pushtuar pistat e modës, por edhe zemrat e beqarëve më të dëshirueshëm të Hollivudit. Manekinia një kohë është argëtuar me këngëtarin John Jonas, ndërsa tani është në romancë me këngëtarin tjetër Zayn Malik.
Suksesi
Kendall Jenner, motra e vogël e Kim Kardashianit, ka arritur të ndërtojë një karrierë të pavarur të manekines. Ajo, me motrën e saj Kylie, është pronare e disa koleksioneve të modës, ndërsa me motrat më të mëdha është paraqitur edhe në serinë “Keeping Up With the Kardashians”. /Zëri/
Diskutime rreth kësaj post