Alkooli shkakton kancer të lëkurës
Konsumimi i tepërt i alkoolit mund të shkaktojë kancer të lëkurës. Shkencëtarët besojnë se konsumimi i alkoolit sjell një reagim zinxhir në trup që e bën lëkurën më të pambrojtur ndaj kancerit.
Etanoli, që konvertohet në acetaldehyde menjëherë pasi kemi konsumuar pije alkoolike, mund ta bëjë lëkurën më të ndjeshme gjatë ekspozimit në rrezet e dëmshme të diellit.
Autorët e këtij publikimi në “British Journal of Dermatology”, të cilët sollën 16 studime të ndryshme që përfshijnë mijëra pjesëmarrës, pohuan se konsumimi i një pijeje alkoolike apo më shumë në ditë rrit rrezikun e kancerit të lëkurës.
Rreziku në mënyrë proporcionale për ata që konsumojnë 50 miligramë të etanolit në ditë që është ekuivalente e disa birrave, kanë 55% më shumë gjasa për të zhvilluar kancerin e lëkurës të quajtur Melanoma.
Dr. Eva Negri, nga Universiteti i Milanos pohon se në prani të rrezatimit UV, pirja e alkoolit mund të ndryshojë imunitetin e trupit.
Diskutime rreth kësaj post