Nga: Çim Peka
Karma duket se i është kthyer fort Lulzim Bashës. I akuzuar si besë prerë, ai sot u pre në besë nga Departamenti i Shetit.
Trumbetimi me të madhe i vizitës së Gabriel Escobar në Tiranë, vizitë e cila përkon me ditën botërore kundër korrupsionit, si dhe me samitin ndërkombëtar të Presidentit Biden kundër korrupsionit, kishte krijuar pritshmëri të mëdha mbi mbështetjen që do ti jepej Bashës, dhe goditjës përfundimtare që do ti jepej Berishës.
Mashtrimet prej tre muajsh të Bashës kundrejt bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë me gjasmë sekretin se ‘punë ditësh arrestohet Berisha’ ditët e fundit ja patën lënë vendin mashtrimit të radhës së gjoja Escobar do të vinte në Tiranë me dosjen e Berishës.
Pritshmëria e ngritur në mënyrë artificiale nga Basha dhe mediat pranë qeverisë, sot u shfry duke e nxjerrë Bashën bllof.
Para pak ditësh, në prani të ish-sekretares Klinton, Edi Rama u shpreh me gjysmë shaka se ‘amerikanët pasi mbarojnë punë me ty, të pyesin kush je’. Bash kjo ndodhi sot me Bashën.
Prononcimi për media i ndihmës asistent sekretarit të shtetit Escobar ishte një shabllon i vakët diplomatik. Ai u shpreh se SHBA presin të punojnë me Partinë Demokratike pa përmendur emra të përveçëm. Si të mos mjaftonte kjo, ai u tall me Bashën kur deklaroi se pret ta takojë në Ëashington. Ai e di siç e dimë të gjithë që pas 48 orësh Lulzim Basha nuk do të jetë më Kryetar i Partisë Demokratike. Njësoj si zoti Escobar, edhe unë e pres Bashën në studio. Kam tre muaj që e pres. Por deri më datë 11, se pastaj nuk më duhet gjë. As zotit Escobar nuk i duhet gjë pas asaj dite.
Madje, as vetë Bashës nuk i duhet më ajo vizitë. Duhej ta kishte bërë këto tre muaj nga fillimi i Foltores deri ditën e Kuvendit, për të treguar se e duan amerikanët. Jo se do të përbënte ndonjë ndryshim për demokratët, pasi ata e kanë ndarë mendjen.
Diskutime rreth kësaj post