Deputeti i PD, Belind Këlliçi deklaroi se shfaqja që do të shohim nesër me ardhjen në Shqipëri të zv/ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar është një turp i madh.
Në një dalje për mediat, Këlliçi theksoi se këto shfaqje nuk i shërbejnë pluralizimit në Shqipëri, opozitarizmit dhe Partisë Demokratike.
“Sot është momenti për t’i dhënë fund tranzicionit. Unë gjykoj që shfaqja që do të shohim nesër, turp më të madh, që nesër do vijë Escobar dhe do na flasë kundër korrupsionit, në krah të Edi Ramës, për një vend siç jemi ne nuk mund të ketë.
Për një personalitet, për një politikan të këtij rangu turp më të madh që ta rreshtojnë në krah të Edi Ramës për të folur kundër korrupsionit, unë nuk kam parë. Këto shfaqje gjykoj që nuk i shërbejnë pluralizimit në Shqipëri, nuk i shërbejnë opozitarizmit, nuk i shërbejnë Partisë Demokratike.
Sot kjo status do mbahet peng nga Edi Rama. Nuk ka kryetar qeverie më të keq se Rama. Por problemi është te opozita sot, te marrja peng e vulës së kryetarit të opozitës, që nuk i hap rrugë çlirimit të opozitës”, tha Këlliçi.
Diskutime rreth kësaj post