Gazetari Robert Papa e sheh vizitën e kryeministrit Edi Rama në SHBA si një udhëtim jo zyrtar që po përdoret për propagandë. Papa tha studion e lajmeve të MCN se Rama po përfiton nga lidhjet me Sorosin në SHBA.
“Rama po përfiton më shumë nga lidhjet e vjetra me Sorosin. Të vish në SHBA dhe të mos takosh dikë…, të paktën Victoria Nulland. Rama përfiton, por ndërkohë Berisha i ka sfiduar me foltoren në Nju Xhersi.”, u shpreh Papa.
Gjithashtu Papa shpjegoi edhe rëndësinë e çmimit “Vital Voice Global”, me të cilin kryeministri Rama u vlerësua nga ish-kandidatja për presidente, Hilary Clinton.
“Më kujton një çmim që mori Shqipëria nga Meksika kur vuante nga uria. Nëse ky çmim do të ishte real, ai do ta dinte dhe ta deklaronte më përpara. Fondacioni i zonjës Klinton merr para nga Soros dhe ka sjellë rreth 300 afganë në Shqipëri. Çmime kaq minore unë po të isha kryeministër nuk do t’i vendosja as një faqen time në Facebook. Akuzat janë që PS ka dhënë donacione për fondacionin e zonjës Klinton. Duhet thënë se Klinton është e akuzuar vetë për korrupsion ndaj humbi përballë Trump.”, u shpreh Papa.
Diskutime rreth kësaj post