Aleati i Lulzim Bashës, Agron Duka u shpreh sot në emisionin ‘Studio Live’ se koalicioni opozitar nuk funksionon më.
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, i cili u zgjodh deputet në zgjedhjet e 25 prillit, nga lista e Partisë Demokratike, tha se PD duhet të rishikojë marrëdhëniet me aleatët, kjo pasi sipas tij ka pasur zëra se ata nuk patën rezultate pozitive në zgjedhje, për të mbledhur vota.
‘PD duhet të rishikojë marrëdhënien me aleatët. I rezultuan jo shumë pozitivë në mbledhjen e votave. Një gjysmë analize që ato kanë bërë ka pasur zëra të tipit ‘në vend të Gon Dukës, mund të isha unë që jam i PD-së’. Deri tani koalicioni i opozitës nuk ekzistoni fare, nuk funksionon. E vetmja gjë funksionale që kemi bërë është krijimi i grupit parlamentar që na ka dhënë PD, 3 deputetë.’- tha Duka.
Duka gjen fajtor për humbjen e zgjedhjeve, gabimet e njëpasnjëshme të opozitës, duke renditur ndër to mos marrjen pjesë në zgjedhjet lokale, si dhe djegien e mandateve, dhe për këtë të fundit mendon se është gabimi më i madh i Bashës në opozitë. Madje, për Dukën, opozita ‘ia ka lënë në dorë fitoren’ mazhorancës, e shton se edhe ai me partinë e tij të vogël, me këto veprime të Bashës, do të kishte arritur që të fitonte zgjedhjet!
‘Opozita ka ndërmarrë disa veprime, që e kanë penalizuar, daljen nga kuvendi, mos hyrja në zgjedhjet vendore etj. Kemi pas gabime të jashtëzakonshme, nuk ka bërë vaki ndonjëherë që të bëjmë gabime të tilla që t’i japim dorë mazhorancës në atë lloj mënyrë që të thuash ‘ja ka lënë në dorë’. Edhe unë me parti të vogël, po të ma kishin lënë në dorë do të kisha fituar.(Qesh) Mos thoni u sa i zgjuar Duka, por do fitoja! Gabimi më i madh i Bashës? Lënia e mandateve! Humbja të sjellë probleme. Unë them ka qenë Basha kryetar i opozitës, dhe ai e ka marrë vendimin për mandatet. Me Berishën nuk jemi takuar asnjëherë në mënyrë institucionale.’– tha Duka.
Diskutime rreth kësaj post