Ditën e nesërme pritet të jetë një ‘provë force’ për dy kampet e krijuara në PD pasi janë njoftuar takime dhe homazhe në shtatoren e Azem Hajdarit. Situata brenda PD-së paraqitet mjaft e tensionuar.
Mirëpo gazetari Bejdo Malo zbuloi sot për emisionin ‘Me Xhaxhiun’ se ka pasur negociata nga deputeti Edi Paloka për të realizuar një takim mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemorkatit Lulzim Basha, por kjo gjë nuk ishte realizuar.
Më tej ai u shpreh edhe lidhur me vizitën që Gabriel Escobar pritet të mbajë në Tiranë në datë 9 dhjetor ku përmendi se mund të vijë se bashku me një zarf që mund të ndryshojë situatën. Malo vuri në dukje faktin se të vetmet figura që Escobar do takojë ishin Rama, Nikolla dhe kryedemorkati Lulzim Basha.
Pse nesër mund të jetë një provë force?
Prova e forcës ka filluar që sot, sepse Basha me anë të një interviste tha se ishin të përgatitur për atë që mund të ndodhë në datën 11 dhjetor. Ai ka rënë pre e një skenari pasi në të gjitha tavolinat qarkullon një fabul ose më saktë një legjendë urbane që Berisha pasi të shkarkojë Bashën nga posti i kryetarit në datën 11 dhjetor menjëherë do marshojë drejt selisë së partisë Demokratike.
Nëse nuk do jenë policët e Ramës në PD, do sillen normalisht sikur janë në shtëpinë e tyre. Ky është një skenar i parashikuar nga demokratët. Duhet të kemi parasysh këtë që disa gjëra nuk i ka në dorë Sali Berisha. Përveç kësaj kemi një fakt tjetër që nesër zoti Berisha do të ketë takimin me studentët e dhjetorit, e vërteta është që mbi 4800 studentë të dhjetorit kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.
Kemi edhe një mbledhje sot nga Basha me grupin parlamentar, ku Alizoti bëri të qartë që nuk do merrte pjesë në asnjërin prej kuvendeve. Plus kësaj kemi edhe një tentativë nga Paloka i cili ka kërkuar të zhvillojë një takim mes Bashës dhe Berishës. Këto negociata janë zhvilluar gjatë ditës së sotme.
Sa nul do jetë kuvendi i 11 dhjetorit përballë atij të 18 dhjetorit?
Janë brenda 4 opsione. I pari është që nëse vizita e Escobar në Tiranë, do jetë e shoqëruar me një zarf, atëherë situata do kthehet ndryshe. Sepse ai ka konfirmuar se do takojë Ramën, Bashën, dhe Nikollën ndërsa asnjë personalitet tjetër. Kur themi zarf na kujtohet Fatos Nano kur erdhi drejtori i CIA-s.
A mundet ky zarf të shfryjë këto që po ndodhin
Është thikë me dy presa. Një opinion është që për shkak të shoqatës Vatra të cilat kanë kërkuar vazhdimisht që të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të një partie. Kemi dhe një opsion tjetër i cili është opsioni i zotit Rama i cili mendohet që i ka krijuar komoditet zotit Basha i cili ka dalë shpesh nëpër televizione për të folur.
Diskutime rreth kësaj post