Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale në lidhje me zhvillimet më të fundit politike në vendin tonë, në prag të dy Kuvendeve të thirrura nga Basha dhe Berisha.
Sipas juristi Romeo Kara, pas këtyre dy datave nuk do të kemi vetëm një familje mafioze ‘non-grata’, por edhe një bandë politike gjithashtu, që do i shërbejnë pastrimit të shpejtë të llumit politik.
Postimi i plotë:
“PD u kthye ne partine e liderit dhe jo te parimeve, prandaj ne menyre te natyrshme, po shkon drejt dy kuvendeve antagoniste, ku njeri i ben temena liderit te quajtur historik dhe tjetri liderit-kryetar te emeruar si pasardhes nga vete lideri historik.
Shkurt dhe qarte, ne datat 11 dhe 18 dhjetor, disa do t’i bien gozhdes dhe te tjeret patkoit, per te vazhduar me pas me procesin tashme pa kthim, te berjes kashte e koqe te partise me te madhe te opozites.
Per ata qe kane 30-vjet qe vuajne nga diktatura e krimit postkomunist, ky eshte nje moment shprese dhe gezimi, kur sheh rendjen drejt fundit pakthim te nje bande mafioze qe vetequhet opozite kolektive, ku marrezia ligjerohet si besë dhe histeria si devocion.
Pas ketyre dy datave, nuk do te kemi vetem nje familje mafioze non grata, por edhe nje bande politike gjithashtu, gje qe i sherben me se miri nje pastrimi me te shpejte te llumit politik.
Ironikisht vite me vone, kur te analizohen shkaqet, do konstatojme se kjo bande u vetevra politikisht, pikerisht prej probleme personale familjare te liderit historik, i cili foltoren perkunder Bashes, do te duhej t’a ngrinte se pari perballe dhe kunder familjes dhe femijeve te tij, te cilet ia bene peshqesh Bashen duke i dhene edhe garancite e duhura.
Kuvendi perjashtues-ndeshkues i 11 dhjetorit, se pari duhet te ndeshkoje propozuesit, ofruesit dhe garantoret e Bashes dhe se dyti ata qe e zgjodhen apo e emeruan dy here ate ne krye te partise.
Do te doja qe nga dy kuvende te beheshin 700 dhe ne 700 copa u befshin te gjitha bashke PD, PS e LSI.
Sidoqofte kur zihen djajte, vigjilenca duhet te rritet.”, ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post