Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e marrjes së çmimit ‘Inovator i Nderuar Global’, në New York, ku ndër të tjera nuk e ka kursyer edhe një koment për gratë që ka zgjedhur për të qeverisur në këtë mandat të tretë.
Rama tha se për pjesëmarrjen e madhe të grave në qeveri ka ndjekur këshillën e zonjës së hekurt, Margaret Theçer: “Nëse do që diçka të thuhet, kërkoja një burri, nëse do që diçka të bëhet, kërkoja një gruaje”.
Teksa theksoi se nuk e di arsyen pse vetë ajo nuk zgjodhi asnjë grua në qeverinë e saj, Rama u shpreh se nga përvoja e tij ka mësuar se nëse do që të kryesh punë, mos humb kohë me burrat.
“Ndërsa për gratë në qeveri, kjo është shumë e thjeshtë, nuk kam pse marr lëvdata për këtë. E kam bërë duke ndjekur në një farë mënyre këshillën e zonjës së hekurt, Margaret Theçer. Ajo thoshte: “Nëse do që diçka të thuhet, kërkoja një burri, nëse do që diçka të bëhet, kërkoja një gruaje”. Tani, çështja është që ajo vetë nuk zgjodhi asnjë grua në qeverinë e saj.
Ndoshta sepse ishte vetë aty sa për çdo grua tjetër(?)… Mua nuk më dilte hesapi ashtu, kështu që m’u desh të zgjidhja shumë gra, për të bërë punën dhe jo sepse jam i veçantë. Unë thjesht e di nga përvoja që, nëse do muhabet për diçka, burrat janë gati dhe mund të flasin e të flasin pa mbarim. Po nëse do që të kryesh punë, mos humb kohë me burrat. Kjo është këshilla ime modeste”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post