Deputeti Edmond Spaho ka komentuar zhvillimet e fundit politike.
Spaho tha se u bë pothuajse një muaj që nuk mblidhet Grupi Parlamentar i PD.
Komenti i Spahos:
“U be pothuaj nje muaj qe nuk mblidhet Grupi Parlamentar i PD. Kjo tregon se si Kryetari i vules e drejton PD, pa konsultime, pa debat, nen trysni, ne menyre personale dhe me urdhera per qendrimet qe do mbahen.
Kjo ka bere qe shpesh here Grupi te mos kete propozime te tij dhe votoje p/ligje qe nuk duhen votuar.
Keshtu u veprua me “permiresimet” farse per pastrimin e parave, mospropozimi i asnje amendamenti per paketen fiskale, apo kumbullat propogandistike per denimin me 22 vjet burg te atyre qe fusin duart ne zgjedhje, ne nje kohe qe fazen e dyte te analizes dhe publikimin e fakteve per farsen e zgjedhjeve te 25 Prillit e shtyme per kalandat greke.
Praktika e mosmbledhjes se Grupit Parlamentar tregon friken qe ka zene drejtuesit e shoqates Basha-Bardhi nga grupi i deputeteve qe mbeshtesin Foltoren.
Kane frike per tu perballur dhe bere debat per qorrsokakun ku e kane futur PD, kane frike nga Foltorja, frike nga Kuvendi i dates 11 Dhjetor ku PD jo vetem do rithemelohet per te rrezuar narkoshtetin e Rames, por do te rrezoje edhe Bashen me sejmenet e tij te cilet jane fasada e narkoshtetit.”-shprehet Spaho.
Diskutime rreth kësaj post