Ndërsa priten me kuriozitet zhvillimet që do të sjellë në PD Kuvendi i 11 dhjetorit i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, publicisti Shinasi Rama përshkruan gjithçka që do të ndodhë të shtunën e kësaj jave sipas tij.
Ai ka suprizuar me deklaratën, duke u shprehur se Edi Ramën e sheh të ulur në karrigen e Presidentit ndërsa Bujar Nishanin si kryetar të PD.
Deklarata e publicistit:
“SHBA punojnë me gjithëkënd, do të punojnë dhe me PD dhe Sali Berishën se zëri i popullit është zëri i Zotit. Me 11 dhjetor pres që Sali Berisha me dinakërinë dhe zgjuarsinë e vet, është një nga lojtarët më të zgjuar politikë që kam njohur në jetën time, do të mbledhë në një anë ku rri tifozeria e Tiranës delegatët, nga pas do mbledhë 10 mijë militantë të tjerë dhe 20 mijë simpatizantë jashtë dhe pas 4 orëve të Kongresit, pasi të ketë lënë një komision me mbajt derën hapur në PD do të kërkojë menjëherë me shku në PD se ka votat e delegatëve. Është e vetmja zgjidhje që Sali Berisha ka. Edi Rama ka me e mbajt policinë larg kësaj pune. Lulzim Basha ka me marrë diku salla të tjera me qira dhe do të mbajë vulën dhe emrin e kryetarit të PD. Kështu mbyllet loja “më rrove, të rrova, brisku i berberit”. Paria e Tiranës bëhen edhe njëherë të tre bashkë, Ilir Meta, Sali Berisha dhe Edi Rama. Fillojnë sherrin publik me qëllimin e afrimit të zgjedhjeve lokale. Kjo punë ka me përfundu me Monika Kryemadhin kryetare e bashkisë së Tiranës, Edi Rama president dhe Bujar Nishani kryetar i PD”, tha ai .
Diskutime rreth kësaj post