Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përcillet LIVE për publikun shqiptar në mbrëmjet e 27,28 dhe 29 dhjetorit, nga Pallati i Kongreseve.
Spektakli i fundvitit do të moderohet nga katër personazhe mjaft të dashur të skenës shqiptare. Festivali i 60-të i Këngës në RTSH do të jetë në moderimin e Xhemi Shehu e Jonida Maliqi, Isli Islami e Kelvi Kadilli, me drejtimin artistik të Elton Dedës.
Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës, rezervon pjesëmarrjen e veçantë të kantautorit, drejtuesit televiziv e producentit Ardit Gjebrea, në një rol të veçantë mbi historinë e Festivalit dhe disa prej emrave më të njohur të tij.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post