Deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe Albin Kurtit për bashkim kombëtar, Anton Berisha, ish-zv.ministër i Jashtëm i Kosovës, i sheh si retorikë politike për përfitim të brendshëm. Berisha tha se për një temë të tillë, asnjëri nga vendet nuk është i përgatitur.
Deklarata e Berishës:
“Përderisa zoti Rama dhe zoti Kurti e kanë përmendur bashkimin si retorikë, në gjykimin tim jo serioze, mendoj se ne nuk na leverdis të hapim tema për të cilat nuk jemi as të përgatitur, as të sinqertë, por që përdoren për nevoja të brendshme për të fituar pikë. Ne duhet të vazhdojmë në forcimin e shtetit të Kosovës dhe kompletimin e njohjes së saj. Zoti Rama më mirë të merret me administrimin e Shqipërisë që ka probleme plot, sesa të zhvillojë politika rajonale me Vuçiçin, i cili ka të kaluar ushtarake”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post