Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin me reshje të dendura që shkaktuan edhe përmbytje në disa zona. Ndërkohë, krahas shiut, orët e para të ditës së sotme janë karakterizuar nga një numër i madh shkarkesash elektrike në zonën qendrore.
Krahas shiut, zona të shumta të vendit pritet të pushtohen nga reshjet e dëborës. Mësohet se reshje dëborë do të ketë në të gjithë pjesën veriore; ver-lindore si edhe pjesërisht në zonën jug-lindore të vendit.
Reshjet pritet të bien me intensitet të ndryshëm gjatë javës në vijim, ndërsa zona ku do të ketë më shumë reshje është skaji verior i vendit ku trashësia parashikohet të shkojë deri në 1 metër.
Ndërkohë, zona e Dibrës, Bulqizës dhe pjesa malore e Librazhdit pritet të përballen me reshje dëborë me trashësi deri në 50 cm. Situata paraqitet e njëjtë edhe në Korçë, ndërsa në zona si Pogradeci apo Përmeti, reshjet e dëborës do të kenë intensitet më të ulët.
Diskutime rreth kësaj post