Presidenti i Nderit të Vatrës në SHBA-së, Agim Rexha, adresoi kritika të forta ndaj ambasadores amerikane në Tiranë.
Në takimin online me ish-kryeministrin Berisha, ai tha se ndiqet i fyer si qytetar amerikan që përfaqësuesja e atij shteti sillet si Guvernatore apo shefe e një agjencie private.
Deklarata e Rexhës:
“Dy fjalë do i flas për ambasadoren e Amerikës në Tiranë. Nuk mund të pranoj sjelljen jodiplomatike të ambasadores amerikane në Tiranë, zonjës Yuri Kim, e cila e ka njësuar dhe identifikuar veten me një palë politikë në Tiranë. Ndjehem i fyer që një amerikane njësoj si fëmijët e mi, bijë emigrantësh të natyralizuar në këtë vend, sillet në Tiranë jo si përfaqësuese e imja por si një Guvernatore dhe shefe e Agjencie private. Ndihem i fyer që ajo shpenzon taksat e mia në Tiranë dhe shkel çdo normë dhe rregull ndërkombëtar të sjelljes diplomatike.
I them ambasadores Yuri Kim: Ti do të ikësh një ditë nga aty por jehona e keqbërjeve dhe shkatërrimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA do të vazhdojë dhe më gjatë sepse ju po bëni të kundërtën e asaj që Amerika ka bërë në rrjedhë të historisë. Ambasadore Kim, dil nga selia e PS, mos shkel në derën e asaj partie sepse nuk është në tagrin tënd diplomatik të merresh me parti politike, të shkatërrosh zgjedhjet e lira siç bërë me 25 prill 2021″, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post