Bashkia e Vlorës i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, duke paralajmëruar se stuhi të forta pritet të godasin qytetin bregdetar.
Njoftimi:
“Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të keq prej pasdites së sotme, 5 Dhjetor dhe deri më 7 Dhjetor! Reshjet e shiut do të intensifikohen prej orës 18.00 e në vazhdim të shoqëruara dhe me stuhi të forta. Për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike nga përmbytjet si dhe parkimin e automjeteve në to. Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni në “Facebook” me Ujësjellës Kanalizime Vlorë. Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja!“, thuhet në postimin e Bashkisë.
Diskutime rreth kësaj post