“Luli ik, Luli ik!”, kjo ka qenë thirrja e vazhdueshme e pjesëmarrësve në “Foltoren” që po zhvillohet nëpërmjet një lidhje direkte, mes Tiranës dhe New Jersey.
Evi Kokalari njoftoi se në New Jersey, janë mbi 700 persona, që kanë ardhur nga shtete të ndryshme të SHBA, për të marrë pjesë në Foltoren e Sali Berishës dhe për ta mbështetur atë, pesë ditë para mbajtjes së Kuvendit të thirrur nga ish- kryeministri dhe delegatët e Partisë Demokratike.
“Ne po bëjmë gjithçka që normat amerikane t’i vendosim edhe në Shqipëri. Ne po bëjmë gjithçka që PD të kthehet në forcë të fuqishme konservatore. Ne po bëjmë gjithçka që ta shndërrojmë PD në partinë e lirisë”, tha ndër të tjera Berisha.
Diskutime rreth kësaj post