I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, pritet të vizitojë Shqipërinë rreth datës 9 Dhjetor. Nga sa mësohet ai ka në axhendë takime me krerët e partive politike në vend.
Nuk dihet nëse në fokus do të jetë situata politike në vend, e veçanërisht ajo në Partinë Demokratike, duke qenë se vizita përkon vetëm dy ditë para zhvillimit të Kuvendit Kombëtar, të thirrur nga ish-kryedemokrati Sali Berisha që do të pasohet më pas nga ai i kreut të PD Lulzim Basha.
Pas shpalljes “non grata”, SHBA është distancuar nga Sali Berisha.
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim në vendin tonë, ka deklaruar se në rast se ai vjen në krye të PD, Amerika do i shkëpusë marrëdhëniet me këtë parti.
Diskutime rreth kësaj post