Një vullkan shpërtheu në ishullin indonezian Java, duke dërguar një shtëllungë të madhe hiri në qiell, i cili ka mbuluar fshatra të tërë.
Sipas BBC, banorët pranë malit Semeru në Java lindore, janë larguar dhe ekipet e shpëtimit po udhëtojnë në zonën e prekur.
Agjencia lokale e lajmeve Antara, tha se një shi i dendur i hirit vullkanik, ka pushtuar gjithcka në zonat përreth.
Ndërkohë autoritetet e kontrollit ajror, paralajmëruan kompanitë e fluturimeve se hiri vullkanik mund të ngjitet deri në 15 mijë metra.
Pamjet në mediat sociale, treguan banorët duke ikur ndërsa një re gjigante hiri u ngrit pas tyre, ndërsa ka prej tyre që e cilësojnë këtë si “fundin e botës”.
Diskutime rreth kësaj post