Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan, ndaloi në fshatin Shelcan rreth 12 km larg Elbasanit, në familjen e 94-vjeçares, Sina Dedja, ka bërë apel për ndihmë, duke kërkuar ushqime të vënë dorën në zemër të gjithë ata që kanë mundësi, të mund ta ndihmojnë.
E moshuara dhe e bija, kërkojnë ndihmë pasi 94-vjeçarja jeton në kushte të vështira ekonomike, ku merr vetëm 46 mijë lekë të vjetra pension, me të cilat nuk di ç’të bëjë më parë.
Sina ka 3 fëmijë të martuar që nuk e ndihmojnë dot, pasi edhe ata nuk kanë të ardhura.
Vajza e 94-vjeçares: “Unë jam e bija e Sines, jam 74-vjeçe, Sina është 94-vjeçe dhe jeton në kushte të vështira“.
Gazetarja: Sa fëmijë ka Sina, përveç teje?
Vajza e 94-vjeçares: “Sina ka dy goca dhe një çun, unë, është edhe një nw Elbasan është dhe djali”.
Gazetarja: Nuk keni mundësi që ta ndihmoni apo…
Vajza e 94-vjeçares: “Po edhe vetë, por kur thua ti… edhe vetë të varfër, 80 mijë lekë, aq marr vetë. Motra 60 mijë merr se pension kooperative“.
Sina Dedja: “E fortë, por me shkop vij përqark”.
Gazetarja: Me kë jeton nëna?
Sina Dedja: “Me djalin“.
Vajza e 94-vjeçares: “Këtë shtëpi e kanë bërë bamirësit, një nga Tirana, rob Zoti“.
Gazetarja: Çfarë të ardhurash merr nëna?
Sina Dedja: “40 mijë marr, ku t’i çojë nëna? Te dritat, te uji apo të ha? Nuk më del. Dritat na i presin po si paguve, kërkoj ndihmë çfarë të ketë, ushqime dua“.
Pas apelit të 94-vjeçares Sina Dedja, emisioni “Stop” dhe fondacioni “Fundjave Ndryshe”, i çuan të moshuarës ushqime për një muaj.
Diskutime rreth kësaj post