Sa më shumë që po shkojmë drejt dy kuvendeve të PD-së, aq më shumë nxehet debati dhe replikat në distancë me akuza dhe kundërakuza mes ish-kryeministrit Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.
Por çfarë do të ndodhë në dy kuvendet e PD-së dhe si do të dalë nga kjo “luftë” partia më e madhe në opozitë?
Ish-drejtuesi i PD-së Gjirokastër dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko, i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Radarin Informativ”, u shpreh se me lëvizjen dhe retorikën asgjësuese, Sali Berisha po bën një grusht shteti.
Në fund të kësaj përplasje të fortë brenda selisë blu, Bejko në krye të PD-së shikon pa asnjë dyshim Lulzim Bashën.
“Berisha është duke organizuar një “puç” institucional disa e quajnë “grusht shteti”. PD nuk duhet ta merrte PD-në në qafë, është një çarje e madhe. Berisha ka një fjalor punist. Berisha është në hall të madh dhe thotë “aman më jepni partinë” për t’u përballur me amerikanët. Po cfarë po i bën PD-së dhe demokracisë, nder apo qeder? Berisha do të kishte legjitimitet për këto teza po të dilte që pas 25 prillit, por në momentin që doli pas 9 shtatorit…
Berisha nuk po merr në qafë vetëm PD-në por po turbullon demokracinë shqiptare. PD nuk ka për ta marrë dot, do të vijojë të jetë me këtë kryetar që ka, po kështu grupi i PD-së, demokratë të tjerë dhe në kuvendin e datës 18 do të ketë shumë dhe kjo do të thotë që kriza në PD do të thellohet”.
Ish-kryeministri Berisha u premton demokratëve në “Foltore” se brenda pak kohe do i sjellë në pushtet përmes protestave dhe revolucionit. “Berisha po gënjen, PD nuk ka kurrë mundësi të vijë në pushtet me revolucion. Një PD me Berishën kurrë nuk do të vijë në pushtet. Demokratët do të lodhen duke u endur pas p*rotestave të Berishës që do ta përdorë për t’u treguar forcën amerikanëve. Berisha në 2013 ka humbur me 1 milion vota kundër”, tha ai.
Por si është e vërteta e firmave të delegatëve? Në këtë pikë, Roland Bejko implikon edhe Presidentin.
“Një pjesë kanë firmosur se nuk e duan Bashën, një pjesë se ka vajtur shoku, miku, deputeti, kryetari i partisë, i kanë lodhur dhe bezdisur njerëz nga Tirana me telefona, deri edhe njerëz pranë presidentit, këshilltar të Presidentit me origjinë andej janë angazhuar. Duke u kujtuar nderet për të hedhur firmën. Por ama do të shfryhet shpejt”.
Bejko parashikon edhe një tjetër lëvizje të amerikanëve. “Janë amerikanët që e nisën, deri në 11 do të bëjnë ndërhyrje tjetër dhe nëse nuk do të bëjnë, nuk mund të lejojnë qëllimin e Berishës, që të destabilizojë Shqipërinë, të destabilizojë rajonin dhe kjo do ta penalizojë më shumë se kurrë Berishën”, deklaroi Bejko.
Diskutime rreth kësaj post