Analisti Mentor Kikia ka paralajmëruar zhvillime të forta në Partinë Demokratike. Ai tha se më 11 dhjetor është fillimi i betejës së vërtetë.
Deklarata e Kikias:
“Lufta politike fillon më 11 dhjetor, deri tani Berisha po shijon mikpritjen. Nëse dikush mendon se është fundi është gabim. Ky është fillimi i betejës së vërtetë që do të përbëhet nga dy grupime të mëdha duke krijuar fizionominë e dy partive. Do të vijojë rruga e çarjes, por sërish mbetet për tu parë. Unë e shikoj fundin me dy parti një drejtuar nga Berisha një nga Basha”, shprehet Kikia.
Diskutime rreth kësaj post