Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri ka deklaruar se Basha është zgjedhur në kushte të manipulimit të votave dhe se sipas tij, shumica e delegatëve kanë kuptuar se partia është e humbur me një lider të tillë.
Në një dalje për mediat, Kulluri gjithashtu nuk i kurseu as akuzat, ku shprehu se Kryesia e PD nuk është e zgjedhur është e emëruar.
Deklarata e Kullurit:
“Basha është zgjedhur në kushte të manipulimit të votave. Janë 28 mijë anëtarë që u është hequr e drejta votimit, është thënë nga sekretari i përgjithshëm i PD-së. Personi i parë kam qenë unë që s’kam qenë delegat.
Mjafton për të kuptuar sa qesharak ishte procesi. Grupimi për PD ka bërë deklaratë dhe nuk e njeh procesin e zgjedhjes së Bashës. Kryesia e PD nuk është e zgjedhur është e emëruar. Nga Basha? Po patjetër. Në kryesi nuk ka pasur dy alternativa, ka pasur vetëm një. Kjo vetëm PD nuk është, parti e vlerave, e zgjedhjes së lirë nuk është”, u shpreh Kulluri.
Diskutime rreth kësaj post