Nënkampion bote në peshëngritje, medalje bronzi në Europianin e vitit 2000, pjesëmarrës në dy olimpiada, në vitet 1996 dhe 2000 te të cilat u rendit në respektivisht i 14-ti dhe i 5-ti.
Ish-kampioni, Ilir Suli tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pas deklaratës së tij disa muaj më parë në qendër të Tiranës, ku bënte thirrje që të gjithë të iknin nga Shqipëria. Ai u pyet për patronazhistin e tij, ndërsa me zhgënjim të madh tha se ishte i papunë.
Ndërsa së fundmi në një intervistë për News24 Suli ka rrëfyer se është punësuar si trajner në krye të ekipit të Kamzës. Megjithëse tashmë ka një punë, ai thotë se i qëndron deklaratës së bërë pak muaj më parë.
“Pavarësisht se punoj te ekipi i Kamzës, i qëndroj deklaratës time, ikni nga Shqipëria me vrap”– tha ish kampioni.
Diskutime rreth kësaj post