Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur mbrëmjen e sotme se përjashtimi i Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së u bë për 2 arsye, njëra etike dhe tjetra politike.
Ai u shpreh se Berisha po vendos interesin e tij personal përballë interesit të PD dhe demokratëve, teksa shtoi se përjashtimi i Berishës ishte i pashmangshëm, ashtu siç është edhe përballja me ish-kryeministrin.
Deklarata e Bashës:
“Sot ndihem më shumë përgjegjës për fatin e PD, të demokratëve dhe shqiptarëve. Ajo që quani përballje me Sali Berishën, është diçka e pashmangshme. E rëndësishme është që gjithsecili të ketë të qartë motivet e palëve. Motivi im është interesi i PD dhe demokratëve, përballë interesave personale të Sali Berishës.
Ishte një vendim i pashmangshëm, për dy arsye, një etike dhe tjetra politike. Arsyeja etike që duhet të dominonte, është standardi i vendosur nga PD, i ndjekur dhe i përforcuar nga Sali Berisha, ku në rastet e politikanëve të tjerë të shpallur “non grata”, kemi argumentuar se kjo përbën bazë për t’i ndaluar përfaqësimin publik. Përtej këtij standardi, është një tjetër motiv, përgjegjësia e kryetarit të PD-së”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post